Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKUK pa sigurim, Jusufi: S’ka kontratë, s’ka as punëtorë (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 09:51

Rreth 260 punëtorë të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbetur pa kontrata pune, gjë që ka bërë që ambientet e QKUK-së të mbesin pa sigurim fizik që disa ditë.

Për këtë sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova foli kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se punëtorët janë të detyruar të largohen, pasi nuk kanë kontratë pune dhe nuk janë të mbrojtur ligjërisht.

“Vendimi i sindikatës ka qenë që këta punëtorë të lëshojnë vendet e punës, sepse nuk ka kontratë dhe nuk mund të vazhdohet puna në këtë formë. Ka ndodhur shpesh që punëtorët të punojnë me javë të tëra dhe të mos paguhen fare. Prandaj, kemi vendosur që të gjithë të shkojnë në shtëpi, derisa të ketë kontratë të re, qoftë nga operatori i ri apo i vjetri,  nuk ka rëndësi”, tha Azemi./Klankosova.tv.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.