QKUK: Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente për 6 muaj NULL NULL 14.08.2024 16:50 14.08.2024 16:50 Fotografi ilustruese e Klinikes Emergjente Qendra Klinike dhe Univeristare e Kosovës bën të ditur se në Klinikën Emergjente për gjashtë muajt e fundit kanë pranuar tretman mjekësor 46 mijë e 769 pacientë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se prej këtyre 4 mijë e 770 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik”. “Poashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve”, thuhet në njoftim. ShSKUK ka njoftuar se ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen në QKUK. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 18 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 25 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day