QKUK, bashkohen ambulancat specialistike (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 16.09.2021 20:35 nga Arbreshë Uka 16.09.2021 20:35 Ka disa ditë që ambulancat për koronavirus janë zhvendosur në hapësirat e ambulancave specialistike të klinikës së ORL dhe Oftalmologjisë. Këto hapësira po i ndajnë bashkë pulmologët dhe infektologët, për të gjithë pacientët e dyshuar, të prekur dhe të atyre që e kanë kaluar COVID-19. E, kësaj here mantelbardhët që punojnë në këto ambulancat të triazhimit e kanë edhe më të lehtë sistemimin e pacientëve në rast hospitalizimi. Kjo, ngase stafi i këtushëm posedon informacione për çdo klinikë COVID se sa shtretër të lirë kanë. Sipas mantelbardhëve këtyre ditëve po vërehet rënia e kërkësës për hospitalizim. Derisa kërkesat janë të vazhdueshme për pacientët post-COVID. Veçse , ambulancat specialistike të shërbimeve jo-COVID vazhdojnë të mos punojnë, kjo për shkak se këto hapësira në fillim të shtatorit janë bërë gati që të jenë në shërbim të të shtrirëve me COVID-19, për shkak të fluksit të madh të pacientëve në atë kohë. E, meqë nuk pati nevojë që këto kapacitete të hynë në funksion, televizioni merr vesh se javën e ardhshme do t’i kthehen punës së zakonshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.