Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

QKMF-ja e Lipjanit bëhet me ashensor

NULL NULL
20.05.2022 13:05

Sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është bërë inaugurimi i ashensorit.

Drejtori i QKMF-së, Dr. Agim  Krasniqi ka falënderuar Nicu Fota Team Leader, udhëheqës i Projektit Accessible Quality Healthcare (AQH) Project, për ndërtimin e ashensorit në QKMF-Lipjan në lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime shëndetësore e veçanërisht në këtë vit, ku është viti për përkrahjen dhe lehtësimin e qasjes në shërbime shëndetësore të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa, Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Shkelzen Hajdini, falënderoi donatorin, menaxhmentin e QKMF-së dhe stafin mjekësor për angazhimin e tyre në krijimin e kushteve më të mira për punë dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në kujdesin primar shëndetësor në QKMF dhe gjithë Komunën e Lipjanit.

Nga ana tjetër, Nicu Fota është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me Komunën e Lipjanit veçanërisht me QKMF-Lipjan që nga viti 2016, ku theksoi se falë këtij bashkëpunimi ka arritur të realizohen një numër i madh i projekteve të cilat kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

 

lajme të ngjashme