Qipro: Dërgesat e ndihmave në Gaza do të rifillojnë së shpejti NULL NULL 10.04.2024 17:24 10.04.2024 17:24 Palestinezët teksa presin ndihmë humanitare. Foto: AP Dërgesat e ndihmave në Gaza nga Qipro pritet të rifillojnë së shpejti, thanë zyrtarët, pasi ato u ndaluan javën e kaluar kur Izraeli vrau shtatë punonjës të ndihmës. Qiproja ka rreth 1 mijë ton ndihma të destinuara për njerëzit e uritur në Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Zyrtarët kanë bërë të ditur se dërgesat do të kontrollohen paraprakisht në Qipro me mbikëqyrjen e Izraelit. Ndryshe, vazhdimisht po raportohet se Gaza është duke u përballur me gjendje të rëndë urie dhe me sëmundje të përhapura.