Qindra hektarë tokë përfshihen nga zjarri në Klos, vështirësohet ndërhyrja për shuarjen e tij NULL NULL 19.02.2023 17:31 19.02.2023 17:31 Qindra hektarë pyje e kullota janë përfshirë nga zjarri të dielën në Klos. Sipas raportimeve bëhet e ditur se zjarri është afruar edhe në aksin nacional “Qafë e Buallit-Klos” dhe po përhapet pasi favorizohet edhe nga era e fortë. Zjarrfikësit kanë vështirësi të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë ndërsa avancimi i zjarrit po kalon edhe në territorin e bashkisë së Bulqizë. Për shkak të zjarrit të fortë i gjithë qyteti Bulqizës është mbuluar nga tymi./TCh Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.