Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria vendos reciprocitet me Serbinë për letërnjoftim, Mustafi: Ky vendim ngadalëson komunikimin fizik

NULL NULL
30.06.2022 19:36

Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë për përdorimin e dokumenteve personale të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë.

Në lidhje me këtë ka folur kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, i cili është shprehur se ky vendim mund të ngadalësojë komunikimin mes shqiptarëve të Luginës dhe Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Shqiptarët e Luginës, pavarësisht dëmeve dhe kushtëzimeve që i kanë bërë, përshëndesin çdo vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës apo institucioneve që forcojnë sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës. Sigurisht mbi gjithë këto vendime ne në vazhdimësi kemi kërkuar që të kenë vëmendje të shqiptaret e Luginës së Preshevës, për shkak të gjendjes së rëndë me diskriminim që iu imponohet atyre, dhe për shkak të gjendje socio-ekonomike”, është shprehur ai.

Mustafi theksoi se shqiptarët e Luginës gjithmonë do t’i mbështesin vendimet që merr qeveria e Kosovës.

“Kjo mund të bëjë problem, mund të shkaktojë ngecje të komunikimit fizik, megjithatë do të gjejë një mënyrë, në të cilën do të akomodohen në kalimet kufitare edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, megjithatë nuk është një vendim me shumë dëshirë, por që nëse forcon shtetësinë dhe reciprocitetin, shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdimisht i kanë mbështetur”, shtoi ai.

“Në rast ky vendim është në shërbim të forcimit të sovranitetit të shtetësisë së Kosovës, në rast se kjo e forcon Kosovën sigurisht asnjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës, s’kanë qenë pengesë dhe asnjëherë nuk do të bëhen dhe do të ndihmojnë pavarësisht se ky vendim godit drejtpërdrejt shqiptarët e Luginës dhe ngadalëson komunikimin fizik me Kosovën”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.