Qeveria ua uli pagat, KGJK: Puna e gjykatave do të bëhet veç për shërbime esenciale (DOKUMENT) NULL NULL 23.11.2022 18:16 23.11.2022 18:16 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, pas vendimit të qeverisë që gjykatësve dhe prokurorëve t’iu ulen pagat, në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë disa vendime. KGJK-ja dhe kryetarët e gjykatave i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që menjëherë ta anuloj vendimin e sotëm në lidhje me uljen e pagave të tyre. Sipas një vendimi të siguruar nga Klankosova.tv, thuhet se puna e gjykatave do të reduktohet dhe do të vazhdoj vetëm për shërbime esenciale dhe se kjo listë do të miratohet nga KGJK-ja nesër. “Këshilli dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë nga KGJK-ja, njofton Klankosova.tv. KGJK-ja ka paralajmëruar masa të reja nëse deri më 8 dhjetor të këtij viti, Qeveria e Kosovës nuk e shfuqizon vendimin e sotëm në lidhje me pagat.