Qeveria paraqet projekte dhe mundësi punësimi bashkë me investitorët gjermanë NULL NULL 29.05.2016 11:54 29.05.2016 11:54 Sot në ndërtesën e Qeverisë është mbajtur një konferencë për gazetarë ku janë prezantuar projekte në fushën e investimeve nga investitorë gjermanë dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kjo javë do të quhet java gjermane dhe ka të bëjë kryesisht me investime gjermano-kosovare në Kosovë, njofton Klan Kosova. Ai ka treguar edhe për disa plane që pritet të realizohen në të ardhmen e afërt. “Javën tjetër do të bëhet përurimi i fabrikës për panele solare derisa muajin tjetër do të përurohet një fabrikë për përpunimin e pemëve ku pritet të punësohen 500-800 gra ku prioritet kanë gratë me kushte të rënda ekonomike dhe sociale”. Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets ka thënë se është e kënaqur me zhvillimet e fundit në Kosovë duke shtuar se çështja më e rëndëishme për Kosovën është ekonomia. “Duhet te punojmë më shumë për angazhimin e diasporës në Kosovë, jam optimiste për kosovarët, ekonomimë dhe qasjen në tregje të huaja” ka thënë ajo në këtë konferencë. Derisa investitori gjerman, Klaus Jurgen Lotz ka thënë se në Ksoovë duhet të krijohen shanse më të mira të punësimit dhe shkollimit dhe të mos kërkohen vetëm vizat por të krijohen mundësi punësimi në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 6 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë