Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë euro NULL NULL 14.07.2021 16:32 14.07.2021 16:32 Në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet këtë të mërkurë është miratuar pakoja për ringjallje ekonomike. Kjo pako, siç ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati kap shumën prej 420 milionë eurove, njofton Klankosova.tv. Murati ka bërë të ditur se ka kategori dhe nënkategori që do të mbështeten nga e njëjta. “Pakoja do të ketë 420 milionë eurove. Në kuadër të pakove hyjnë edhe bonot e diasporës. Kjo pako përbëhet nga pesë grupe të masave e disa nga to janë Ringjallja e Ekonomisë, mbështetja për shërbimet publike, investimi në infrastrukturë dhe ambient dhe mbështetja për familjet”, ka thënë Murati. Qeveria ditë më parë pati bërë publik planin për rimëkëmbjen ekonomik ku parashihet mbështetja e punësimit do të bëhet me 50 milionë euro, 108 milionë euro do të jenë për ringjalljen e ekonomisë, për familjet do të jetë 50 milionë euro, teksa investimi në infrastrukturë dhe ambient do të jetë 100 milionë euro./KLANKOSOVA.TV/
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023