Qeveria miraton demarkacionin me Malin e Zi, Meha: Asnjë milimetër e Kosovës nuk tjetërsohet NULL NULL 12/08/2015 12/08/2015 Në mbledhjen e së mërkurës së Qeverisë së Kosovës po trajtohet edhe çështja e demarkacionit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Kryetari i Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha ka kundërshtuar pretendimet që thonë se Kosova do të humbasë territor nga kjo marrëveshje, njofton Klan Kosova. “Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk do të tjetërsohet nga demarkacioni me Malin e Zi”. Nga ana tjetër, zv.kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi ka thënë se “demarkacioni po bëhet sipas Kushtetutës së vitit 1974 dhe Pakos së Ahtisaarit”. Qeveria ka ftuar presidenten Jahjaga që të autorizojë ministrin e Punëve të Brendshme që të nënshkruajë Marrëveshjen Finale me Malin e Zi për shënjimin e vijës kufitare, pra Qeveria e Kosovës ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Në këtë mbledhje poashtu është miratuar edhe Koncept Dokumenti për Invesimet e Jashtme. klankosova.tv
Kosova Publikohet raporti i Dialogut Kombëtar për Rini, Kurti: Rinia tek ne është e veçantë 23 minuta më parë
Kosova Clewlow: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë (VIDEO) 25 minuta më parë