Qeveria merr masa të reja anti-pandemi (VIDEO) NULL NULL 05.07.2020 20:03 05.07.2020 20:03 Janë vdekjet e fundit dhe numri i madh i rasteve të infektimit me Covid-19 që e detyruan kryeministrin Avdullah Hoti t’i mbledh ekspertët e përfaqësues shëndetësorë në mesditën e së dielës. Hoti prezantoi masat e reja për lehtësimin e gjendjes së krijuar. Në rastet e reja parashihet shtimi i kapaciteteve në personel me mikrobiologë e infermierë, por edhe investimi në aparatura. Në plan është edhe licencimi i spitaleve private për të kryer teste për Covid, sikur edhe rritja e numrit të testimeve brenda një dite ku parashihet të bëhen deri në 500 teste për 24 orë. Kronikë e zgjeruar nga gazetari Flamur Gajtani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mërgim Gashi dyshohet se mashtroi një agjencion me 5 mijë euro, detyrohet t’i kthejë paratë (VIDEO) 38 minuta më parë
Kosova 1,100 euro që nuk arritën kurrë: Si dyshohet që u mashtrua një agjenci turistike nga Mërgim Gashi (VIDEO) 1 orë më parë