Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeveria i propozoi Kuvendit emrat për bordin e OShP-së dhe AKK-së

NULL NULL
09.03.2022 14:51

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërkohë pezulloi regjimin e vizave për shtetasit e Ukrainës që hynë në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi i propozoi Kuvendit kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe kandidatët për Komisionin Kosovar të Konkurrencës.

Derisa, i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nisën procedurat për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në Uashington DC/Uashington dhe në Londër/ Mbretëria e Bashkuar.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se objektivi i grupit punues është intensifikimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe fuqizimi ibashkëpunimit me aleatët strategjik të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate.

“Përbërja e grupit punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO është MPDJ kryesuese, ministri i Mbrojtjes anëtar, ministri i Punëve të Brendshme si anëtar, ministrja e Drejtësisë si anëtare, një përfaqësues i lartë nga Zyra e Presidentes, Zyra e Kryeministrit, përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-në si anëtarë, ambasadori i Kosovës në ShBA si anëtar. Objektivat e grupit punues, duke pasur rëndësinë e integrimit në NATO dhe përforcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, MPJD konsideron se janë: intensifikojnë punën për procesin e integrimit të Kosovës në NATO duke synuar përfshirjen sa më të shpejtë të Kosovës në partneritetin për paqe. Anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në kartën e Adriatikut A5, si dhe duke avancuar praninë e Kosovës në organizatat dhe mekanizmat rajonal të sigurisë dhe mbrojtjes si mekanizma komplementar në NATO. Objektivi i dytë është të fuqizohet bashkëpunimi me aleatët strategjik të Kosovës që janë pjesë e kësaj organizate”, tha ajo.

Derisa, kryeministri Kurti, arsyetoi vendimin për pezullim të regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës për të hyrë në Kosovë.

“Me qëllim të solidarizimit me shtetasit e Ukrainës që po ballafaqohen me agresionin ushtarak nga Federata Ruse propozojmë pezullimin e regjimit të vizave për shtetasit e Ukrainës për Republikën e Kosovës”, theksoi Kurti.

Sa i përketblerjes së objekteve të ambasadave të Kosovës në Uashington dhe në Londër, kryediplomatja Gërvalla se e njëjta është në përputhje me ndarjet buxhetore për vitin 2022.

“Përmes të cilit është aprovuar shuma mbi tetë milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave në këtë vit fiskal”, shtoi ajo.

Duke prezantuar emrat e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kurti tha se komisioni vlerësues ishte i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar, rrjedhimisht, sipas tij kanë përdorur diskrecionin e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Komisioni ishte tepër i pakënaqur me kandidatë që kanë aplikuar, qoftë në kuptim të përvojës profesionale dhe profesionalizmit në përgatitjen e kandidaturës. Në këtë kuptim komisioni i ka rekomanduar qeverisë të përdorë diskrecion në përzgjedhjen e kandidatëve sipas të drejtës që i takon në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik. Ky rekomandim është pranuar dhe ju ftoj të votojmë listën e kandidatëve me këtë përbërje: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Peterqoj, Faruk Rexhaj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Menxhuani dhe Kimete Gashi….sot para jush propozoj të aprovohet propozim vendimi për kandidatët për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, si në vijim: Hekuran Nikqi kryetar, Kaltrina Sela, Shpend Miftari, Besim Stublla dhe Nafie Ostautaj anëtarë”, tha kryeministri Albin Kurti.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.