Qeveria ende pa përgjigje për projektin e gazit natyror (VIDEO)

Qeveria ende pa përgjigje për projektin e gazit natyror (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 24 hours më parë

Greqi-Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Pak a shumë, kjo mund të jetë rruga e tubacionit të gazit natyror që vjen nga shteti helen. Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e gazit të lëngshëm në Ballkan, duke prishur kështu monopolin rus në këtë fushë.

Projekti gjigant amerikan parasheh shtrirjen e këtij burimi të energjisë edhe në Kosovë, pasi këtu, ky sektor bazohet më së shumti në qymyr.

Kjo do të shënohej si arritje në diversifikimin e energjisë dhe përdorimin e gazit natyror në industri e në prodhim të rrymës.

Korporata e Sfidave të Mileniumit MCC, e cila është një nga financueset e gazpërçuesit, qysh në maj të këtij viti ka shfaqur interesim për të dialoguar me qeverinë e Albin Kurtit për këtë çështje.

Por, kjo e fundit nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për ta shtyrë atë përpara.

Madje, as Klan Kosovës nuk ka i ka kthyer përgjigjje lidhur me temën. Përgjigje nuk ka kthyer ende as qeveria greke.

Ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë shpjegoi se ky projekt nuk ka të bëjë me gazin e lëngshëm natyror të SHBA-së. Ndërsa shtoi se tubacioni i lidhur me Greqinë do ta përdorë përkohësisht gazin, derisa të jetë gati për përdorim të hidrogjenit, pas 30 vjetësh, kur edhe do të dekarbonizohet.

Projekti strategjik, sipas Arian Zekës nga Oda Ekonomike Amerikane, derivon edhe nga Marrëveshja e Uashingtonit, ku thuhet se Kosova dhe Serbia do t’i diversifikojnë furnizimet me energji.

Zeka vlerëson se Prishtina duhet ta dinamizojë angazhimin për të përfituar nga ky projekt.

“Nevoja e diversifikimit të qeverisë ose përmbushjes së marrëveshjes së Washingtonit, është Qeveria e Kosovës që duhet të ketë qëndrim më të qartë”, thotë ai.

Në anën tjetër, edhe emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka theksuar se Marrëveshja e Uashingtonit vazhdon të jetë valide për administratën e Joe Biden.