Qeveria dyfishon asistencën sociale për mbi 24 mijë familje NULL NULL 31.10.2020 12:01 31.10.2020 12:01 Kryeministri Avdullah Hoti ka vendosur që mbi 24 mijë familje të marrin dyfishin e asistencës sociale për tre muaj, tetor, nëntor dhe dhjetor. Hoti thotë se kanë bërë të pamundurën që të jenë në krahë të qytetarëve, njofton Klan Kosova “Kemi bërë të pamundurën që të jemi krahë i të gjithëve! Tani, mbi 24 mijë familje marrin dyfishin e asistencës sociale. #vazhdojme”, ka shkruar Hoti në Facebook. Kujtojmë se të premten Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2021. Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 23 minuta më parë