Qerkini: Tash e dy vjet negociatorët nuk flasin për të pagjeturit me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 03.03.2023 18:33 03.03.2023 18:33 Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, vlerëson se dialoguesit e tanishëm me Serbinë nuk po merren fare me të pagjeturit. Qerkini, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se tash e dy vjet negociatorët kosovarë nuk flasin për të pagjeturit me Serbinë, njofton Klankosova.tv. “Më vjen keq por kur flitet për personat e pagjetur dikur ka qenë në rendin e parë si pikë në takimin e parë kur e kanë pasur me Vuçiqin, kanë thënë se do të dakordohen që të jetë në rendin e parë të negocimit ndërsa tash është në pikën e gjashtë”. “Kur flitet për të pagjeturit i fusin në politikë të cilën ne kërkojmë që të largohet politika dhe kjo çështje të jetë humane dhe e veçantë ku do të diskutohet për të pagjeturit dhe të zbardhet fati i tyre. Në prill bëhen dy vjet që ata flasin vetëm politikisht dhe ska asgjë konkrete” tha Qerkini. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit 02/02/2023
Kosova Memli Krasniqi në Pentagon, falënderon SHBA-në për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë 02/02/2023