Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qerkini: Behramaj po hetohet për një vepër penale

NULL NULL
22.02.2023 18:39

Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, ka komentuar bastisjen që po bëhet nga Prokuroria Speciale në banesën e klientit të tij.

Sipas tij, bastisja është duke u bërë si hetim për një vepër penale ndaj Behramajt.

“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie  nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.

Ndërkaq tha se është shumë herët të thuhet nëse kjo bastisje lidhet me rastin e Thaçit në Hagë,

“Është shumë herët dhe nuk duam të spekulojmë”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme