Qerimi s’ka mandat sa ka plane si rektor i UP-së (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 22.11.2022 20:46 nga Qendresa Bellagoshi 22.11.2022 20:46 Plane ka boll, por jo edhe mandat. Megjithatë, koha e përgjysmuar si udhëheqës, nuk e demotivon rektorin e ri, që ta nisë zbatimin e programit i cili mund të mos kryhet në periudhën sa Qerim Qerimi do jetë në krye të “Universitetit të Prishtinës”. “Konsideroj se është e mjaftueshme për t’i dhënë trajtim përmes linjave që kam paraqitur. Nuk mund të them se kjo çka kam prezantuar është e bëshme brenda dy viteve”, është shprehur Qerimi, njofton Klan Kosova. Por, zor se juristi do ja mësyjë edhe një mandati tjetër. Qerimi thotë se qysh në ditën e parë nisi me zbatimin e 10 pikave që ka renditur në programin e tij, ku kryeson ndryshimi e plotësimi i Statutit të UP-së. Një hall tjetër, atë me ndikimet politike në këtë institucion, rektori, thotë se lehtësisht mund ta evitojë vetëm duke mos dalë nga rregullat.