Qepa dhe hudhra reduktojnë rrezikun e kancerit ne stomak NULL NULL 09.03.2016 18:00 09.03.2016 18:00 Qepa dhe hudhra, gjithmonë kanë qenë përbërës të thjeshtë në kuzhinë, por që i bëjnë shumë mirë shëndetit tonë. Shkenca, vitet e fundit, ka vendosur të hulumtojë rreth vetive të qepës dhe ushqimeve të tjera, që janë pjesë e familjes së saj, siç është hudhra. Tani studiuesit kanë vendosur në relacion konsumimin e qepës dhe hudhrës me veprimin e tyre mbrojtës në stomak, duke iu referuar sëmundjeve të rënda, siç është kanceri. Studimi është kryer nga Universiteti i Milanos dhe nga Instituti Farmakologjik “Mario Negri”. Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Molecular Nutrition & Food Research”. Objektivi i këtij studimi ka qenë sigurimi i të dhënave të reja epidemologjike dhe mbledhja e provave në shoqata të ndryshme për konsumimin e qepës e të hudhrës dhe rrezikut të kancerit në stomak. Studiuesit arritën në përfundim se konsumimi i lartë i ushqimeve të varieteteve Allium, të tilla si qepa dhe hudhra, mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit në stomak. Së bashku me qepën, edhe konsumimi i hudhrës ka dhënë rezultate të dobishme. Zakoni i të ngrënit hudhër çdo ditë është shoqëruar me një reduktim prej më shumë se 30% të rrezikut të kancerit gastrik. Pra, qepa dhe hudhra dhe në përgjithësi ushqimet që përmbajnë komponime të squfurit, janë të dobishme për parandalimin e kancerit, por edhe për ngadalësimin e një bakteri që shkakton ulçerën dhe gastritin, që është Helicobacter pylori. Studimet e mëparshme kanë treguar se hudhra është një ushqim mbrojtës përsa i përket rrezikut të kancerit të zorrës së trashë./shije.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.