Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qeni nga Luiziana fiton rekordin Guinness me gjuhën e gjatë 12 centimetra (VIDEO)

NULL NULL
02.06.2023 19:45
qeni gjuha

Gjuha 12 centimetërshe e një qeni nga Luiziana e ShBA-së është certifikuar zyrtarisht si më e gjata në botë nga Rekordet Botërore Guinness.

Zoey-t, një përzierje labrador/bari gjerman, iu dha rekordi për gjuhën më të gjatë në një qen të gjallë, pasi një veteriner mati nga maja e feçkës deri në majë të gjuhës.

Pronarët e qenit, banorët e Metairie, Sadie dhe Drew Williams, thanë se e morën qenin kur ai ishte vetëm 6 javësh dhe pothuajse menjëherë vunë re gjuhën e tij jashtëzakonisht të gjatë.

“Qeni ka një gjuhë të madhe në krahasim me trupin e tij”, tha Sadie Williams për Guinness World Records, transmeton Klan Kosova.

Çifti tha se Zoey është i njohur me fqinjët.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.