“Qeni e kishte në gojë qesen”, detaje tronditëse për foshnjën që u gjet e braktisur në Matiqan (VIDEO) NULL NULL 20.05.2025 13:58 20.05.2025 13:58 Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike. Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë. “Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.