Qenaj për bullizmin ndaj fëmijëve: Psikologët shkollorë e programet parandaluese janë thelbësore NULL NULL 26.06.2025 20:37 26.06.2025 20:37 Ndikimi i bullizmit në aspektin psikologjik, sipas psikologes Antigona Qenaj është thellësishtnegativ, veçanërisht në periudhën e zhvillimit emocional dhe social të fëmijëve dhe adoleshentëve. Ajo u shpreh se bullizmi çon në ulje të vetëvlerësimit, në izolim social si dhe në ankth e depresion. Qenaj për Klankosova.tv foli edhe për pasojat e bullizmit, duke thënë se mund të lërë pasoja afatgjata në formimin e identitetit dhe mirëqenien psikologjike të fëmijës. Në lidhje me këtë çështje ajo u shpreh se psikologët shkollorë dhe programet parandaluese janë thelbësore. “Është jetike që shkollat, familjet dhe shoqëria të punojnë së bashku për të ndërtuar një mjedis të sigurt, të mbështetur në respekt, empati dhe komunikim të hapur”. “Psikologët shkollorë, edukimi emocional dhe programet parandaluese janë thelbësore në këtë proces”, u shpreh tutje ajo për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.