Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qëllohet roja e Floyd Mayweather

NULL NULL
10.04.2018 11:20

Roja e boksierit Floyd Mayweather po rikuperohet në një spital në Atlanta pasi që u plagos në këmbë jashtë një hoteli të hënën, ka thënë policia, sipas CNN.

Ky nuk duket të jetë një incident i rëndomtë. Hetuesit thonë që ka indikacione se “sulmuesi po e shënjestronte makinën e viktimës”, sipas raportit të ri nga Departamenti i Policisë së Atlanta-s.

Roja ishte në vargun e tre veturave që po shkonin në një hotel në lagjen Buckhead.

“Besojmë që zotëri Mayweather mund të ketë qenë në një prej makinave të tjera në karvan dhe nuk është lënduar”, ka thënë policia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.