Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, 19-vjeçari humb jetën NULL NULL 30.05.2020 10:40 30.05.2020 10:40 Mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, ku po bëhet një protestë kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota. Ka qenë një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjeçari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte. Protestat erdhën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025