Qazim Nimani zgjidhet kryetar i AAK-së në Mitrovicë, Haradinaj: I aftë t’ia ofrojë qytetit zhvillimin NULL NULL 19.05.2023 19:51 19.05.2023 19:51 Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qazim Nimani do të jetë kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë. Ai, në takim me Nimanin folën për aktualitetin politik në vend, por edhe zhvillimet e degës së AAK-së në Mitrovicë. “Z. Nimani, mori besimin e kolegëve që nga sot e tutje të jetë kryetar i degës së AAK-së në këtë qytet. Bazuar në të kaluarën e pasur të z. Nimani, jam i bindur që nën udhëheqjen e tij, Aleanca do të krijojë një bazë të qëndrueshme, e aftë që Mitrovicës t’ia ofrojë zhvillimin dhe suksesin që e meriton”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë