Qalaj për kërcënimin me bombë në Kuvend: Duhej të evakuohej edhe Qeveria NULL NULL 05.07.2025 14:35 05.07.2025 14:35 Ish-drejtori i Policisë së Kosovës tashmë deputet i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se veprimi i Policisë së Kosovës sot ka qenë i duhur, por shtoi se është dashur të evakuohej edhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. “Fillimisht më lejoni të them sot e patëm një situatë që policia e Kosovës kërkoi nga deputetët të lirojnë Kuvendin, madje nga i gjithë stafi dhe personeli, për shkak se kanë marrë një kërcënim me bombë”, ka thënë Qalaj për Klankosova.tv “Mendoj se është një procedurë normale e policisë, kur ata e vlerësojnë se situata është serioze”. “E patë që të gjithë ne u evakuuam. Pastaj, filloi edhe bllokimi i lëvizjes nëpër oborrin e Kuvendit të Kosovës”. “Nuk pashë që ka pasë ndonjë evakuim nga qeveria e Kosovës, e që mendoj se është gabim se në rastet e kërcënimeve të tilla, askush nuk e di fillimisht a është kërcënimi real apo jo. Dhe, askush nuk e di, që nëse është real, sa është rreziku nga kapaciteti i asaj pajisjeje shpërthyese”. “Mendoj që o dashtë me u zgjeru hapësira e evakuuimit edhe me Qeverinë e Kosovës”. Qalaj nuk deshi të spekulojë nëse rasti i sotëm ishte inskenim ashtu siç pretendoi gazetari Vehbi Kajtazi, por përfundoi duke e quajtur edhe një herë të duhur veprimin e Policisë së Kosovës. “Nuk kisha dashur të spekuloj se a është skenar apo jo. Është shqetësuese si ngjarje por mendoj se veprimi i policisë ka qenë ai i duhuri”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 39 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë