PZAP nis me publikimin e vendimeve për zgjedhjet e 14 shkurtit NULL NULL 06.03.2021 17:39 06.03.2021 17:39 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur të bëjë publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe kandidatet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PZAP sot ka publikuar tri vendime, dy nga një kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga një deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni iu është refuzuar një ankesë dhe një tjetër iu është miratuar, duke urdhëruar KQZ-në që të rinumrojë votat në një vendvotim. PZAP-ja ka kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e PDK-së në një vendvotim në Petrovë, pasi kandidati Rrahman Jakupi është ankuar se i është bërë një ngatërrim në vota. Në PZAP brenda 24 orëve, janë dorëzuar 208 ankesa. Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura. Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre. Me përfundimin e procesit ankimor, KQZ-ja obligohet që t`i zbatojë të gjitha vendimet e dala, e tek më pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025