Putini përmend GjND-në, zhgënjen Vuçiqin (VIDEO) NULL NULL 19.06.2025 20:43 19.06.2025 20:43 Lutjet private e publike të Alleksandar Vuçiqit ndaj Vlladimir Putinit, nuk arritën efektin e kërkuar. Ndonëse presidenti i Serbisë iu përgjërua kryetarit të Rusisë që mos ta përmend, aq më pak publikisht, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që shpalli pavarësinë e Kosovës veprim legal e që nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, kreu i Kremlinit bëri sërish një gjë të tillë. Gjatë një takimi që e kishte me disa gazetarë në Moskë, presidenti rus iu referua vendimit të GjND-ës së para 15 viteve, raporton Klan Kosova. Kjo duke pretenduar sërish se sikur populli i Kosovës që u mbajt i pushtuar nga Serbia deri në çlirimin e saj në qershor 1999, edhe popullata e territoreve Luhansk e Donetsk, që Rusia i aneksoi nga Ukraina fqinje, dhe të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht, kanë të drejtë për vetëvendosje. Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.