Putini ia dorëzon Kishës Ortodokse Ruse ikonën e shekullit XV NULL NULL 16.05.2023 15:03 16.05.2023 15:03 Putini ka vendosur të dorëzojë Trinitetin, një pikturë e shekullit XV e konsideruar si një nga ikonat më të shenjta dhe artistike ruse, në Kishën Ortodokse Ruse për shkak të rëndësisë së saj për besimtarët, tha zëdhënësi i Kremlinit. Vepra e artit e Andrei Rublyov, e ekspozuar për gati një shekull në Galerinë Tretyakov në Moskë, mendohet se është pikturuar për të nderuar Shën Sergius e Radonezhit në Sergiyev Posad afër Moskës. Patriarkana e Moskës tha në një deklaratë se do të ekspozohej për një vit në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Moskës përpara se të kthehej në Sergiyev Posad. “Kjo ka të bëjë me një numër të madh besimtarësh në vendin tonë, për të cilët ky është një objekt shumë i shenjtë. Për këta, besimtarët tanë, natyrisht, fshehja e saj në muze nuk ua plotëson dëshirën”, tha Peskov. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kulturë Monedha e artë romake e gjetur në Pompei shitet për 22 mijë e 400 dollarë në ankand 19/04/2023
Kino dhe Teatër Muzeu i Shekspirit do të hapet në vendin e një teatri të humbur prej kohësh 19/04/2023