Putini e rrit numrin e trupave ruse me më shumë se 10 përqind NULL NULL 25.08.2022 17:07 25.08.2022 17:07 Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të shtuar më shumë se 137,000 persona si pjesë e forcave të armatosura të vendit. Aktualisht Rusia ka pak më shumë se një milion personel ushtarak dhe pothuajse 900,000 staf civil. Zyrtarët perëndimorë thonë se 70-80,000 trupa janë vrarë ose plagosur që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës gjashtë muaj më parë. Ka pasur raporte se rekrutuesit madje kanë vizituar burgjet, duke u premtuar të burgosurve liri dhe para. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha në një deklaratë dy javë më parë se batalionet vullnetare që po ngriheshin në disa rajone ruse ka të ngjarë të jenë pjesë e një korpusi të ri të ushtrisë. Rusia fillimisht kishte premtuar një fushatë të shkurtër dhe vendimtare kur filloi pushtimin në shkurt, por rezistenca e ashpër ukrainase u ka shkaktuar ngecje në përparimin e tyre dhe javët e fundit vijat e frontit mezi i kanë lëvizur, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.