Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin viziton malin Atos

NULL NULL
29.05.2016 09:35

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Greqi, presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar malin Atos, ku ndodhen disa nga kishat e njohura ortodokse.

Ai është pritur nga 20 drejtuesit e kishave që ndodhen atje si dhe për nder të tij është mbajtur një meshë.

Pas vizitës në Atos, Presidenti rus është pritur nga Presidenti grek Prokopis Pavlopulos. Putin do marrë pjesë në festimin e një mijë vjetorit të pranisë ruse në malin Atos. E gjithë kjo vizitë është kryer nën masa të larta sigurie.

Presidenti rus ndodhet në Greqi në një vizitë, e cila nisi me takimin me kryeministrin Tsipras.

Edhe pse ishte në një vend anëtar të NATO-s, Presidenti rus foli kundër NATO-s, duke cilësuar si provokim të rëndë vendosjen e sistemeve raketore në Rumani./Tch 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.