Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin uron Vuçiqin: Rusët dhe serbët qëndruan krah për krah në luftë kundër armiqve të përbashkët

NULL NULL
18.10.2024 14:38

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Beogradit, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në të cilin ka theksuar se është e rëndësishme që traditat e mira të miqësisë vëllazërore ende shërbejnë si bazë e besueshme për zhvillimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Operacioni ofensiv i Beogradit, i cili u krye tetë dekada më parë nga forcat e Ushtrisë së Kuqe dhe çetat partizane jugosllave, është një faqe e lavdishme e historisë sonë të përbashkët. Mijëra ushtarë sovjetikë që vdiqën në luftën kundër nazizmit prehen në tokën serbe. Ne e vlerësojmë shumë respektin dhe qëndrimin e kujdesshëm me të cilin autoritetet dhe qytetarët e Serbisë i ruan kujtimet e tyre”, ka thënë Putini në mesazhin e urimit drejtuar Vuçiqit, njofton Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Vuçiqit, citon Tanjugu.

Tutje bëhet e ditur se presidenti i Rusisë theksoi se për shekuj rusët dhe serbët kanë qëndruar krah për krah në luftën kundër armiqve të përbashkët dhe se së bashku kanë kapërcyer fatkeqësitë dhe sprovat.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.