Putin uron presidentin e ri të Shqipërisë NULL NULL 11.06.2022 13:35 11.06.2022 13:35 President i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në mesazhin që është bërë publik nga ambasada ruse në Shqipëri, thuhet se Putin i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë, Begaj është zgjedhur president i Shqipërisë gjatë javës së kaluar.