Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin thotë se Rusisë mund t’i nevojitet ushtria për ta luftuar Covid-19

NULL NULL
13.04.2020 17:28

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia mund të ketë nevojë ta përdorë ushtrinë për të ndihmuar në menaxhimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ai ka paralajmëruar se gjendja mund të përkeqësohet edhe më shumë pasi numri i rasteve të regjistruara me koronavirus po rritet në përmasa të mëdha, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Vetëm sot (13 prill, 2020), janë regjistruar 2,558 raste të reja me Covid-19, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 18,328.

Qyteti i Moskës është zona më e prekur dhe për këtë arsye banorët janë urdhëruar që të qëndrojnë në shtëpi në përjashtim të rasteve kur duhet të blejnë ushqim apo barna.

Putin përmes një video lidhjeje televizive u ka thënë zyrtarëve që ta konsiderojnë përdorimin e ushtrisë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës. Ai ka përmendur se si ushtria ruse ka dërguar mjekë dhe pajisje mjekësore në Itali dhe në Serbi gjatë javëve të fundit për të ndihmuar.

klankosova.tv

lajme të ngjashme