Putin thotë se ka arritur ‘mirëkuptim’ me Trumpin për përfundimin e luftës në Ukrainë NULL NULL 01.09.2025 11:52 01.09.2025 11:52 Vladimir Putin - BBC Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka arritur “dakordim” me homologun e tij të ShBA-së, Donald Trump mbi përfundimin e luftës në Ukrainë, në takimin e tyre në Alaska muajin e kaluar. Por ai nuk tha nëse do të pranonte bisedime paqeje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërmjetësuara nga Trump, i cili me sa duket kishte dhënë të hënën si afat për përgjigjen e Putinit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Duke folur gjatë një samiti në Kinë, Putin vazhdoi të mbronte vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën, duke fajësuar edhe një herë Perëndimin për luftën. Pas takimit në Alaskë, i dërguari special i ShBA-së, Steve Witkoff tha se Putin kishte rënë dakord për garanci sigurie për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në të ardhmen, megjithëse Moska ende nuk e ka konfirmuar këtë.