Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Putin: Rusia ekonomikisht e fortë, pavarësisht sanksioneve të paligjshme

NULL NULL
07.06.2024 16:31
Vladimir Putin
Vladimir Putin. Foto: Reuters

Presidenti rus Vladimir Putin, tha se ka një garë mes fuqive botërore për të vendosur sovranitetin.

Ai foli për nevojën që vendet të krijojnë partneritete dhe gjithashtu të shikojnë nga brenda për të trajtuar sfidat e paraqitura nga peizazhi aktual ekonomik global.

“Pavarësisht të gjitha pengesave dhe sanksioneve të paligjshme, Rusia mbetet një nga liderët ekonomikë në botë”, tha Putini.

Ai shtoi se “vendet mike” – ato që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Moskës – përbëjnë tre të katërtat e qarkullimit tregtar të ndërsjellë të Rusisë dhe i lavdëroi për këtë.

Presidenti rus, të gjitha këto i tha teksa iu drejtua Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Vendet duke përfshirë Indinë dhe Kinën kanë forcuar lidhjet ekonomike që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.

lajme të ngjashme