Putin përshpejton procesin e lëshimit të pasaportave për banorët e regjionit lindor të Ukrainës NULL NULL 24.04.2019 21:16 24.04.2019 21:16 Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot urdhrin për lehtësimin e rrufës për nënshtetësi ruse për banorët rezidentë të regjionit lindor të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët. Ky veprim i Putin ka bërë që tensionet Rusi-Ukrainë të rriten edhe më, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Sipas rregullit të ri, banorët nga lindja e Ukrainës do të marrin pasaportat ruse brenda tre muajve. Deri tash, atyre iu është kërkuar që të jetonin në Rusi për pesë vjet para se të aplikonin dhe t’u nënshtroheshin testeve për nënshtetësi. Kjo lëvizje e Rusisë vjen si një test i hershëm për Presidentin e ri të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. Ish komediani fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale dhe paraprakisht është zotuar se do të gjejë një zgjidhje paqësore për konfliktin me Rusinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së 8 minuta më parë
Kosova Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bombë ishte i rrejshëm 17 minuta më parë