Putin në takim me Xi: Do të diskutojmë planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë NULL NULL 20.03.2023 19:51 20.03.2023 19:51 Gjatë një vizite të shumëpritur në Moskë nga presidenti kinez, Xi Jinping, holomogu i tij rus, Vladimir Putin është shprehur se do ta diskutojnë planin 12-pikësh të Xi Jinping për “zgjidhjen e krizës akute në Ukrainë”. Ai gjithashtu u shpreh se janë gjithmonë të hapur për të diskutuar dhe negociuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ne jemi gjithmonë të hapur për një proces negocimi”, është shprehur ndër të tjera Putini. Kujtojmë se Kina publikoi një plan për t’i dhënë fund luftës muajin e kaluar, plan ky që përfshin, siç thuhet aty, “ndërprerjen e armiqësive” dhe rifillimin e bisedimeve të paqes. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Lago takohet me Bislimin e Muratin, diskutojnë për marrëdhëniet tregtare SHBA-Kosovë nga Emanuell SYLA 15/04/2023