Putin miraton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë NULL NULL 31.03.2023 22:29 31.03.2023 22:29 Vladimir Putin Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin për miratimin e konceptit të përditësuar të politikës së jashtme të Rusisë. Kremlini bëri të ditur, mes tjerash, se Putin zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, transmeton Klankosova.tv. Në fjalën e tij në konferencën për media, Putin deklaroi se ka pasur ndryshime rrënjësore në arenën ndërkombëtare dhe se këto i kanë shtyrë ata të rishikojnë dokumentet e planifikimit strategjik. “Sot nënshkrova një dekret për miratimin e Konceptit të përditësuar të Politikës së Jashtme të Federatës Ruse”. “Ky koncept do të jetë një bazë solide doktrinore për punën tonë të ardhshme në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kërkoj nga kolegët e mi të përfshirë në zbatimin e politikës së jashtme që t’i kushtojnë rëndësi zgjerimit të marrëdhënieve me partnerët tanë konstruktivë dhe krijimit të kushteve të nevojshme që shtetet jomiqësore të braktisin politikën e tyre armiqësore ndaj vendit tonë”, tha Putin. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 16 minuta më parë