Putin e emëron kryeministrin e ri të Rusisë NULL NULL 15.01.2020 20:11 15.01.2020 20:11 Shefi i Shërbimit Federativ të Taksave në Rusi, Mikhail Mishustin, është emëruar për kryeministër të Rusisë, nga presidenti i atjeshëm, Vladimir Putin. Ky emërim erdhi pak orë pas dorëheqjes së Dmitry Medvedev nga pozita e kryeministrit, transmeton Klan Kosova. Dorëheqja e qeverisë Medvedev erdhi pas fjalimit të pas fjalimit të përvitshëm të Putinit të mërkurën. Gjatë fjalës së tij, udhëheqësi rus propozoi ndryshimin e kushtetutës për të rritur kompetencat e kryeministrave dhe anëtarëve të kabinetit. Mediat e atjeshme raportuan se Putin e ka dërguar kandidaturën e Mishustinit në parlament për miratim, shkruan Euronews. Agjencitë e lajmeve ruse thanë që Putin e falënderoi Medvedev për shërbimin e tij, por tha se kabineti i kryeministrit nuk arriti të përmbushë të gjitha objektivat e përcaktuara për të, njofton Klan Kosova. Mediat ruse thanë që Putin planifikon ta emërojë Medvedevin si zëvendës të Këshillit Presidencial të Sigurisë. Medvedev, një bashkëpunëtor i ngushtë për një kohë të gjatë i Putinit, ka shërbyer si kryeministër i Rusisë që nga viti 2012. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025