Putin bisedon me liderin bjellorus, për sulmin NULL NULL 23.03.2024 10:57 23.03.2024 10:57 Lukashenko dhe Putin në janar. Foto: Reuters Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin bjellorus Alexander Lukashenko për sulmin në natën e së premtes. Lukashenko “i shprehu ngushëllime të thella Putinit në lidhje me sulmin terrorist në Moskë”, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov. “Putin dhe Lukashenko konfirmuan gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit”, tha TASS, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.