Punëtorët e KEK-ut, ultimatum menaxhmentit për ngritje page (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punëtorët e KEK-ut, ultimatum menaxhmentit për ngritje page (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 16.03.2023 20:27

Sheshi “Nënë Tereza” gumëzhinte mesditën e të enjtes.

Kjo nga brohoritjet e fishkëllimat e qindra punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, që po protestonin për rritje page, para zyrës së menaxherit për të cilin nuk i kursyen kritikat.

Kërkesat e tyre u arsyetuan edhe me zmadhues zëri, duke thënë se kanë tejkaluar prodhimin dhe meritojnë atë që po kërkojnë, njofton Klan Kosova.

Për këtë, por edhe pagesën për rrezikshmëri, shujtë e kujdestari në krah u doli kryesindikalisti, Atdhe Hykolli.

Nëse deri më 3 prill nuk merren parasysh, kërcënojnë me veprime sindikale duke hyrë në grevë, derisa u theksua edhe nevoja për shtimin e punëtorëve.

Në fund marshuan deri te qeveria, ku njëzëri thirrën për kërkesën e tyre.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.