Punësoi ilegalisht tre shqiptarë, pronari i kantierit të ndërtimit mund të dënohet me 10 vjet burgim - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punësoi ilegalisht tre shqiptarë, pronari i kantierit të ndërtimit mund të dënohet me 10 vjet burgim

NULL NULL
09.04.2023 08:10
ZOLL, Dogana gjermane

10 vjet burgim ose 500 mijë euro gjobë.

Ky mund të jetë dënimi i ashpër me të cilin do të përballet një pronar i një kantieri të ndërtimit në Gjermani.

Kjo pasi i kishte punësuar ilegalisht tre shqiptarë, dy nga Shqipëria dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Zyrtarët e kontrollit financiar, ‘zbarkuan’ në vendpunishte në Sud-Recklinghausen, në regjionin e Dortmundit.

Shqiptarët, e moshës 24, 32 dhe 38 vjeç, pasi u identifikuan u kuptua se nuk kishin leje të qëndrimi e as leje të punës.

Sipas mediave gjermane ndaj tyre u procedua penalisht për qëndrim të paligjshëm, përcjell Klankosova.tv.

Disa media gjermane kanë shkruajtur lidhur me rastin para disa ditësh/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.