Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Punë s’kryejnë, por privilegjet i shfrytëzojnë: Deputetët kanë nisur të pajisen me pasaporta diplomatike?

NULL NULL
17.06.2025 11:20

Kenan Gashi nga organizata AVONET ka ngritur një shqetësim, lidhur me përdorimin e privilegjeve shtetërore nga deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës, të cilët ende nuk e kanë filluar punën institucionale për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Në Specialen e Klan Kosovës, Gashi deklaroi se disa deputetë të kësaj legjislature janë duke shfrytëzuar autoritetin e tyre për të aplikuar dhe marrë pasaporta diplomatike, ndonëse nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet politik për shkak të ngërçit politik, njofton Klankosova.tv.

“Unë çka dëgjova këto ditë, është se deputetë janë duke e shfrytëzuar autoritetin e tyre vetëm për të marrë pasaporta diplomatike. Shikoni çfarë naiviteti,  ende pa mundur të zhvillojnë asnjë aktivitet në Republikën e Kosovës. Ata vetëm kanë dhënë betimin, nuk kanë ushtruar asnjë funksion për shtetin dhe po përfitojnë nga privilegjet”,  tha Gashi.

I pyetur nga moderatori Enis Reçica nëse po thotë që ka deputetë të legjislaturës së re që janë pajisur me pasaporta diplomatike, Gashi miratoi hapur.

”Po, absolut!”.

”Unë e kam parë për së afërmi këtë çështje dhe e kam marrë si shqetësim. Ka deputetë që, megjithëse nuk kanë paraporta diplomatike, kanë aplikuar dhe disa prej tyre veçse janë pajisur me to” tha ai./Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.