Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”, KOMF me aktivitet në sheshin “Skënderbeu”

NULL NULL
12.06.2025 08:45

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në partneritet me Terre des hommes në Kosovë, organizon aktivitetin ndërgjegjësues “Puna e rrezikshme shkatërron fëmijërinë”, me rastin e Ditës Botërore kundër Punës së Rëndë të Fëmijëve.

Ky aktivitet do të mbahet sot prej orës 11:00, dhe do të përfshijë një instalacion simbolik, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut për format e rënda të punës së fëmijëve dhe pasojat shkatërruese që ato sjellin në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

“Instalacioni do të vendoset tek sheshi “Skënderbeu” (përballë bustit), dhe do të përmbajë disa objekte që përfaqësojnë mjetet dhe kushtet në të cilat shumë fëmijë detyrohen të punojnë, si: fshesa për pastrimin e xhamave, kova, karroca dore, kuti me orbitë, etj. Po ashtu rreth instalacionit do të vendosen disa posterë me mesazhe për format e rënda të punës së fëmijëve si dhe pasojat që ato që sjellin tek fëmijët”, njofton KOMF-i, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se qëllimi i këtij aktiviteti është të nxisë përgjegjësi institucionale dhe shoqërore, për të rritur vëmendjen dhe ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të eliminimit të formave të rënda të punës së fëmijëve në Kosovë.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.