Pula që jetoi 18 muaj pa kokë NULL NULL 10.09.2015 17:05 10.09.2015 17:05 Shtatëdhjetë vjet më parë, një fermer i kishte prerë kokën një pule në Kolorado, por diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Pula që kishte emrin, Mike, u bë i njohur sepse jetoi pa kokë për 18 muaj. Më 10 shtator të vitit 1945, Lloyd Olsen dhe gruaja e tij Clara po ia hiqnin kokat pulave të tyre në fermën Fruita në Kolorado, transmeton Klan Kosova. Por njëra prej 40 apo 50 pulave që kishin në femrën e tyre, nuk ishte si gjithë të tjerat. “Ata ia pren kokën të gjithave, por njëra prej pulave po qëndronte ende gjallë, dhe po ecte përreth”, shprehet stërnipi i çifit, Troy Waters. Më vonë çifti e mbyllën pulën në një kuti të vjetër në verandë për gjithë natën, por kur zotëri Olsen u zgjua në mëngjës u befasua tej mase prej asaj që pa. “Pula ishte ende gjallë”, shprehet Waters. Madje pasarëdhësit e kësaj familje këtë histori e tregojnë gjithmonë kur bashkohen, dhe shprehen që kjo është historia më e çuditshme e familjes. Në atë kohë kjo historia e pulës bëri xhiro në tërë vendin Njerëzit shkruanin letra dhe poezi për këtë pulë dhe vullnetin e saj për të jetuar, por jo të gjitha letrat ishin pozitive. Madje në njërën prej letrave një njeri e krahason familjen Olsens me nazistët. Për pulën Mike, është ngritur një statujë në fermën Fruita.