Pula: Asociacioni s’e ka përmbushur një kusht që të cilësohet si marrëveshje ndërkombëtare (VIDEO) NULL NULL 31.01.2023 18:34 31.01.2023 18:34 Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqipërim Pula, ka thënë se duhet të qartësohet nëse dokumenti i nënshkruar në Bruksel më 2013 në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka vërtetë të gjitha elementet e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Ai tha se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në vetëvete nuk i ka të gjitha atributet e një marrëveshjeje ndërkombëtare, pasi sipas tij, neni 202 në Kartën e Kombeve të Bashkuara thotë se të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare duhet të regjistrohen pran Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara e kjo sipas tij, s’është bërë. “Nuk duhet harruar që më 22 prill Qeveria e Kosovës në atë kohë përmes një vendimi ka miratuar nënshkrimin e atij dokumenti dhe më pas Kuvendi i Kosovës ka nxjerr një rezolutë në mbështetje të atij dokumenti dhe është nxjerrë një ligj për aprovimin e marrëveshjes ndërkombëtare”. “Neni 21 i atij ligji kërkon që çdo lloj marrëveshje ndërkombëtare që lidh Kosova përmes MPJ-së duhet të regjistrohet pranë Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara dhe kjo nuk ka ndodhur”, është shprehur Pula në “Info Magazinë” në Klan Kosova. Tutje, Pula tha se në këtë kuptim, dokumenti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka mangësi të theksuara si marrëveshje ndërkombëtare.