Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet deçanasi NULL NULL 28.02.2025 10:56 28.02.2025 10:56 Një person është arrestuar në Deçan pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër, të enjten. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se arrestimi i tij vjen pasi i njëjti e kishte publikuar një video-incizim duke shtënë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv