Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Publikohet fotoja e parë e reperit Diddy nga burgu

NULL NULL
03.11.2025 13:06

Fotoja e parë e reperit dhe biznesmenit Sean “Diddy” Combs pas dënimit të tij është publikuar, duke tërhequr vëmendjen e mediave amerikane.

55-vjeçari u fotografua më 31 tetor në oborrin e burgut Federal Correctional Institution, Fort Dix në New Jersey, ku po vuan dënimin për krime seksuale, transmeton Klankosova.tv

Në imazhin e shpërndarë nga TMZ, Diddy shihet me xhaketë blu të errët dhe mjekër të bardhë, me një shprehje serioze në fytyrë. Ai ndan hapësirën me të burgosur të tjerë dhe ndjek regjimin standard të burgut.

Reperi u dënua muajin e kaluar për dy akuza për transport për prostitucion, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim seksual. Rasti i tij ka shkaktuar debat të madh në SHBA, ku figura e Diddy-t mbetet ndër më kontradiktoret në botën e muzikës dhe biznesit.

Sean Combs wearing an orange prison beanie and navy blue puffy jacket at FCI Fort Dix.

 

 

 

lajme të ngjashme