Publikohet foto e re në ditëlindjen e 8-të të Princit George (VIDEO) NULL NULL 22.07.2021 09:05 22.07.2021 09:05 Familja mbretërore britanike në Pallatin Kensington publikoi një portret të Princit George të mërkurën një ditë para ditëlindjes së tij të tetë. Nëna e tij, Dukesha e Kembrixhit, e bëri foton më herët në korrik në qarkun Norfolk, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Babai i tij Princi William është i dyti në radhë për fronin britanik pasi Princit Charles, dhe George është i treti në radhë.